Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Probleme me rrugë e ujëra të zeza, banorët e Shupkovcit kërkojnë intervenim para shmangjes së fatkeqësisë

Gazeta10
17 October 2024 - 10:33

Qytetarë të shumtë po vazhdojnë raportimin e problemeve dhe halleve të tyre në emisionin  e Kanal10, “Adresa e ankesave”.

Së fundi, banorët e Shupkovcit të Mitrovicës kanë bërë të ditur problemin me ujërat zeza, duke thënë se po vështirëson edhe nënkalimin që gjendet afër shkollës.

Për ekipin e Kanal10, foli edhe Sabit Bilalli, banor i këtij fshati.

“Faleminderit që keni ardh me sanu këtë problem. Ne e kemi trajtuar disa herë prej vitit 2000, kërkesa e fshatit tonë ka qenë çdo herë në drejtorinë e Infrastrukturës për rregullimin e këtij kanalizimi. Paraqet rrezik sidomos për nxënësit e shkollës “Shemsi Ahmeti”, Shupkovc. 14 raste,aksidente nxënësit tanë që i kanë pas, dy motra i mbyti kerri vetëm pse s’ka pasur nënkalim, kurse sot është nënkalimi në gjendje të mjerueshme” bëri të ditur ai.

Sipas ti, ndonse ishte premtuar nga komuna intervenim, ende nuk është bërë.

“Na kanë premtuar që si ta fitojmë një tender kemi me ardh me rregullu kanalizimin,a e kanë fituar apo jo nuk e di, por ne nuk e kemi zgjedhur problemin”.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.