
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria po e varros meritokracinë në shërbimin publik, raporton Gazeta10.
“Pas 22 muajve kur kalkulojmë 14 shkurtin, në emër të plaftormës punësim dhe drejtësi që ka qenë platfoma politike e programit të Vetëvendosjes na vjen një ligj i cili në thelbin e vet e varros meritokracinë në shërbimin publik”, ka thënë Tahiri.
Më tej,ai ka thënë se me këtë ligj asnjë ministër nuk mund të thotë se një punësim është i kundërligjshëm.
“Të nderum deputet, me mirtatimin e këtij ligji asnjë ministër në dikasterin e vet nuk do të mund të thotë kur i shkon një emër prej partisë, me thonë është e kundërligjshme”, ka thënë më tej ai.
Më tej, ai ka thënë se kjo është goditje e madhe ndaj sistemit meritokratik.
“Kjo është goditja më e madhe që i jepet sistemit meritokratik të shtetit”, ka thënë ai më tej.
Më tej, ai ka kërkuar që të kthehet prapa ky projektligj.
“Ju them kthehuni mbrapa, përndryshe e keni bërë një dëm shumë të madh”, ka shtuar Tahiri. / Gazeta10