Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Prokurori i Shtetit i gatshëm “t’i luftojë operatorët ilegalë të internetit dhe kanaleve televizive”

Gazeta10
09 January 2024 - 16:23

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim përfaqësuesit e operatorëve të shërbimeve elektronike dhe Këshillit të Pavarur të Mediave (KPM), ku u diskutua për parandalimin dhe luftimin e veprimeve të operatorëve ilegalë, të cilët në mënyrë të kundërligjshme ofrojnë shërbime ilegale të internetit dhe TV Kanaleve brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se Kelmendi ka shprehur gatishmërinë për trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie.

“Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit z. Besim Kelmendi, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe institucionit që përfaqëson për trajtim e shpejtë dhe profesional të rasteve që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie, si dhe ka kërkuar mbështetjen e të gjithë operatorëve të licencuar që të bashkëpunojnë me prokurorinë për identifikimin e të gjitha veprimtarive ilegale, përçka operatorët janë zotuar se do të ofrojnë një mbështetje të tillë”, thuhet në njoftim. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.