
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami në emisionin “Gazeta” ka folur rreth deklarimit të ish presidentit Thaçi.
Ai ka thënë se prokuroria ka vendosur aktakuzë në ditëlindjen e Hashim Thaçit dhe ka përfunduar në ditëlindjen e Kosovës, raporton Gazeta10.
“I gjithë procesi ka filluar kur prokuroria ka vendosur pikërisht në ditëlindjen e Hashim Thaçit të ngrit aktakuzën kundër tij, dhe i gjithë procesi përfundon në ditëlindjen e dytë të ish presidentit që është lindja e shtetit të Kosovës, ku ai ka dorë nga dizajnimi deri tek jetësimi i këtij shteti”, tha ai në Kanal10./Gazeta10
Për më shumë detaje ndiqni video në vazhdim./Gazeta10