
Në Hagë është duke vazhduar dhënia e dëshmisë nga dëshmitari numër 5 kundër ish-krerëve të UÇK-së, shkruan Gazeta10.
Pas marrjes në pyetje të dëshmitarit nga mbrojtja e Selimit dhe Krasniqit, pyetje për të ka shtuar edhe prokuroria.
Prokurorja në këtë rast ka publikuar disa fotografi e video (që s’ishin publike) të ushtarëve të UÇK-së, duke pyetur se a ngjasonin rrobat, emblema me ata që ky pretendon se e kryen krimin.
Gazeta10 ua sjellë intervistimin e plotë nga seanca:
Dëshmitari: Numri 2 që e ka dhënë këtë intervistë, ndoshta ka harru në cilin krahë e ka pa emblemën. Nuk mundem me u përgjigj masi s’kam qenë vetë aty.
Prokuroria: Do doja të shkonim tek ora fikse. Dëshmitar nëse e sheh në ekran, e sheh personin që e ka emblemën në krahë? Kjo emblemë a krahasohet me emblemën që kishin burrat që rrëmbyen numrin 1? A është e njëjta, e ngjashme, si mund ta krahasoni?
Dëshmitari: Njëjtë.
Prokuroria: Dëshmitar shih ekranin. I shikon këta tre burra që duken në ekran që janë veshur me tesha të zeza në ekran. Fokusohu se kemi disa njerëz që kalojnë aty, ndiqe në ekran.
Dëshmitari: Po.
Prokuroria: Sheh që kemi dy burra me tesha të zeza, maska në fytyrë dhe automatik me tyta. A mund të krahasohet kjo me veshjen që kishin burrat që morën personin numër 1.
Dëshmitari: Përafërsisht po.
Prokuroria: Shiko atë personin që po nxjerr gjëra nga vetura, shikoja emblemën a e ke parë më herët një shenjë që shënon kështu PU, sipas teje çfarë është ajo shenjë?
Dëshmitari: Policia Ushtarake.
Prokuroria: Dëshmitar a e sheh personin në të djathtë, me maskë, automatik dhe një shenjë në krahun e djathtë? A mund të krahasohet kjo shenja që ka ky person me veshjen që kishte personi me numrin një?
Dëshmitari: Nuk u dëgjua./Gazeta10