Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Prokuroria merr vendim për motrat Berisha, 3 vite burg për Mariela Berishën

Gazeta10
25 March 2025 - 14:35

Tre vite burg për Mariela Berishën dhe tre vite shërbim prove për Antonela Berishën.

Kështu është caktuar këtë të martë të 25 marsit gjatë dhënies së pretencës nga Prokuroria e Tiranës për dy motrat Berisha.

Më herët, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Mariela Berishën dhe “detyrim paraqitje” për motrën e saj Antonela Berishën.

E gjitha, pas një incidenti disa muaj më parë, ku dy motrat kanë rrahur shtetasen Klea Prenga, duke i shkaktuar asaj dëmtime të pariparueshme në pjesën e fytyrës.

Dy motrat Antonela dhe Marinela Berisha janë dorëzuar në Policinë e Tiranës dy muaj pas shpalljes në kërkim.

Kjo pasi dhunuan në mënyrë barbare Klea Prengën.

Ato akuzohen për plagosje të rëndë të kryer me dashje dhe në bashkëpunim.

E reja pati denoncuar në Instagram se është dhunuar nga një person teksa po darkonte në një lokal në Tiranë të martën e 6 gushtit.

Në fotot dhe videon e postuar nga Prenga u duk se kishte dëmtime të rënda në fytyrë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.