
Në veri dhe disa komuna tjera po zhvillohet një aksion nën dyshimin për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Ekrem Lutfiu ka njoftuar se se aksioni është duke u zhvilluar ne urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.
AKsioni është konrimuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zv.Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani e ka konfirmuar aksionin duke dhënë disa detaje
Elshani ka thënë se ata kanë asistuar Doganën dhe se janë bastisur katër lokacione. Sipas tij, gjithçka ka shkuar në rregull, derisa lidhur me atë se a ka të arrestuar, ka thënë se do të deklarohet Dogana.
“Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Për më shumë se sa janë arrestuar, ata prononcohen. Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”, ka thënë Elshani. /GAZETA10/