
Prokuroria Speciale i ka kërkuar 35 vjet burgim për ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Cezary Michalczuk nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, tha se kërkojnë 10 vjet burgim për akuzën e ndalimit arbitrar, 20 vjet burgim për trajtim mizor, 25 vjet burgim për torturë dhe 33 vjet burgim për vrasje.
Teksa, paraprakisht, prokurori Jack Smith ka kërkuar që ta shpallin fajtor të akuzuarin, pasi sipas tij kjo është e “përshtatshme për krimet kaq të rënda që ai i ka kryer”.
Prokurorët po e prezantojnë sot fjalën e tyre përmbyllëse në këtë rast, teksa të mërkurën, më 14 shtator, mbrojtja e Mustafës dhe përfaqësuesi i viktimës do ta thonë fjalën e tyre përfundimtare./Gazeta10