Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prokuroria Speciale kërkon caktimin e masës së paraburgimit ndaj Milenkoviç

Gazeta10
14 June 2023 - 13:32

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Milun Milenkoviç, i cili u arrestua dje si i dyshuar për organizim të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Këtë e ka bërë të ditur, Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ndryshe, lajmin për arrestimin e të dyshuarit Milenkoviq, e kishte konfirmuar dje ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, e po ashtu pak më vonë edhe Policia e Kosovës konfirmoi këtë arrestim.

“Mund të konfirmojmë se sot më datë 13.06.2023, në komunën  Mitrovicë Veri,  Policia e Kosovës ka arrestuar  një person të dyshuar për disa vepra penale. Gjatë arrestimit të personit të dyshuar është lënduar lehtë një (1) zyrtar policor. Pas  operacionit njësitet policore kanë hasur në rezistencë dhe janë sulmuar me ç’rast 2  zyrtarë policorë të rendit raportohet të jenë lënduar lehtë poashtu.  Të gjitha njësitë relavante policore janë duke u marrë me rastin dhe ofrimin e sigurisë”, thuhej në konfirmimin e policisë./RTK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.