Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Protesta në veri, fillon mbledhja e serbëve në sheshin Car Lazar (VIDEO)

Gazeta10
06 November 2022 - 11:27

Ka filluar mbledhja e serbëve në sheshin Car Lazar në Mitrovicën e Veriut, raporton Gazeta10.

Qe nga ora 12 pritet të fillojë protesta e thirrur për sot dhe tashmë po bëhet gati tubimi në bazë të videove të Kanal10 direkt nga Mitrovica e Veriut.

Kujtojmë se dje pasdite Lista Serbe ka njoftuar për tërheqjen nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës.

Në ora 12:00 pritet të fillojë një protestë në Mitrovicën e Veriut ku serbët do t’i paraqesin tri kërkesa të tyre, që janë pezullimi i vendimit për targat, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe caktimin e një komandanti serb të policisë rajonale në veri. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.