Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

PSD-ja ia ilustron plazhin Qeverisë: Kurti në pushim 365 ditë për të drejtat e punëtorëve

Gazeta10
01 May 2023 - 11:44

Partia Socialdemokrate, në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, kanë bërë një aksion simbolik për të drejtat e punëtorëve para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, raporton Gazeta10.

Anëtarët e kësaj partie kanë vendosur një shezlon me çadër dhe një pije.

PSD gjithashtu ka vënë një tabelë ku shkruan “jemi në pushim vjetor (365) ditë ndaj të drejtave të punëtorëve”.

Në një deklarim për media, Donjeta Demolli nga PSD-ja, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i shkel të drejtat e punëtorëve.

Demolli ka thënë se një pastruese e Zyrës së Kryeministrit paguhet vetëm 185 euro.

“Në Kosovë ende punëtorët vazhdojnë t’i kërkojnë të drejtat e tyre sepse në zyrën e kryeministrit sepse mirëmbajtja e saj paguhet vetëm 185 euro, punëtorët e supermarketeve nuk pushojnë as në festa e nuk guxojnë me kërkuar pushim as kur janë të sëmurë”.

“Sot kryeministri është në pushim, jo veç sot, jo veç në festa e jo veç kur është i sëmurë por në 365 ditë prej që e ka marrë mandati dhe për këtë arsye e kemi ilustruar qasjen e tij ndaj të drejtave të punëtorëve me një ambient plazhi, sepse qasja e tij ndaj punëtorëve, është veç pushim e qejf. Është i qartë që kryeministri nuk po punon për Kosovën”, ka thënë ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.