Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

PSD me aksion para MSH-së: Ministri Latifi të zgjohet nga gjumi dimëror

Gazeta10
13 September 2022 - 20:00

Partia Socialdemokrate ka organizuar një aksion para Ministrisë së Shëndetësisë, me ç’rast ka ngritur kritika ndaj punës së ministrit Rifat Latifi. “Qu prej gjumit ministër” ishte thirrja që iu bë Latifit nga ana e aktivistëve të PSD-së. Këta të fundit akuzuan ministrin se ka rënë në gjumë, derisa shëndetësia është në gjendje të rëndë, shkruan Kanal10.

Raporti:Arbenita Ilazi-Arza Kastrati/Kanal10

Zilja e alarmit u dëgjua për rreth 5 minuta para Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo zile u lëshua “për ta zgjuar nga gjumi” ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Kështu së paku thanë, aktivistë të Partisë Socialdemokrate, të cilët vendosën para ministrisë një banerë me mbishkrimin “Qu prej gjumit ministër”.

Ata kërkuan nga ministri që të zgjohet e të sheh se institucionet publike shëndetësore në vend kanë mbetur pa punëtorë shëndetësorë.

Ndërkohë, Kuçi ironizoi me ministrin Latifi, për udhëtimet e tij të shpeshta jashtë Kosovës.

Në lidhje me aksionin e organizuar nga PSD, Kanal10 ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Ministria e Shëndetësisë, por që të njëjtit nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.