Gazeta10

Pse Billie Eilish po kritikon muzikantët e famshëm?

Billie Eilish ka kritikuar praktikën e muzikantëve që lëshojnë disa variante të të njëjtit album me qëllim që të nxisin shitjet dhe të fitojnë më shumë para, duke e krahasuar atë me ekskluzivitetin e The Hunger Games: “Ne të gjithë do ta bëjmë sepse është mënyra e vetme për të luajtur lojën.”

“Ne jetojmë në këto ditë dhe në këtë epokë, ku për disa arsye është shumë e rëndësishme për disa artistë që të bëjnë të gjitha llojet e vinilëve dhe paketimeve të ndyshme, që i rrit shitjet dhe fitimet”, u shpreh Billie në intervistën e saj me Billboard.

“As nuk dua ta them se sa e kotë është. Është pikërisht përballë nesh. Më duket shumë zhgënjyese si dikush nuk mund të bëjë më të mirën e mundshme”. Ajo mori shembullin e saj, duke thënë se në ekipin e saj, të gjithë janë shumë të prirur drejt natyrës. “E më pas, vijnë ca nga artistët më të mëdhenj në botë që bëjnë 40 paketime të ndryshme vinilësh, që kanë një gjë unike vetëm që ju të vazhdoni dhe të blini sa më shumë”, shtoi mw tej artistja.

The Rolling Stones publikuan të paktën 43 variante të albumit të tyre të vitit 2023 Hackney Diamonds me LP me ngjyra të ndryshme dhe vepra arti të ndryshme megjithëse secili version përmbante të njëjtën listë këngësh.

Albumi i ardhshëm i Taylor Swift, “The Tortured Poets Department” do të dalë në katër botime me ngjyra të ndryshme, secila prej tyre përmban një këngë të ndryshme bonus për të nxitur fansat t’i blejnë të katër.

NË FOKUS

valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët