Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Pse është më i fortë, Albin Kurti?” Bahtiri: Na e ka ba jetën më të mirë, kristal

Gazeta10
07 June 2023 - 11:18

Komentatori politik Fidan Rama ishte kritik ndaj vlerësimit që ish-kryetari i Mitrovicës nga VV-ja, Agim Bahtiri ia bëri dy vite e gjysmë qeverisje, të Albin Kurtit.

Rama i replikoi Bahtirit se nuk po ofron argumente të qëndrueshme kundrejt pyetjeve të tij, se çfarë e bënë një lider të jetë i fuqishëm në pushtet përveç se, “s’ka më të fortë, sesa ai”.

“S’më tregove qysh e matë qeverisjen? Qysh thu ky është lideri më i fuqishëm? Qysh thu që s’ka tjetër njeri me qeverisë këtë vend. S’je tu mu përgjigj. Je tu thanë është më i forti, e s’ka tjetër. Ai votat i ka, ama s’matet kështu.”, u shpreh Rama në Politiko.

Albin Kurti është më i “fortë” në raport me Serbinë për çështjen e veriut, vazhdoi Bahtiri, transmeton Gazeta10.

Pse është Albin Kurti më i forti? Pse s’ka tjerë, përpos tij? Mos mu përgjigj me pyetje, por me argumente, çka ka ba për dy vjet e gjysmë? A na e ka ba jetën më të mirë? Çka është më mirë në ekonomi?…” – e pyeti Rama sërish Bahtirin.

Ai tha se Kurti aktualisht është duke bërë maksimumin për ta nxjerr Kosovën nga situata që është fundosur që nga viti 2013 në raport me veriun.

“Unë po mendoj se e ka ba jetën më të mirë e më kristal, nuk e di ku me gjetë ma. Ne kemi ardh këtu me bisedue për çështje të veriut…”, u shpreh Bahtiri i VV-së.

Më poshtë momenti i plotë i debatit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.