Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Limaj mbetet jashtë listës, Jashari: Bashkimi nuk bëhet vetëm për zgjedhje”

Gazeta10
12 Maj 2026 - 22:05

Shemsi Jashari, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, në emisionin “Politiko” foli për raportet politike mes PDK-së dhe Nisma Socialdemokrate, si dhe për figurën e Fatmir Limaj.

Jashari deklaroi se Limaj nuk është përjashtuar nga PDK-ja, por sipas tij ai ka zgjedhur një rrugëtim tjetër politik ndër vite. Ai theksoi se figura e Limajt dhe elektorati i Nismës mbeten të rëndësishëm për PDK-në.

Sipas tij, bashkimet politike nuk duhet të ndodhin vetëm për interesa zgjedhore, por të ndërtohen përmes një procesi më të gjatë dhe më të qëndrueshëm.

“Bashkimi nuk duhet të ndodhë vetëm për zgjedhje. Duhet të jetë një proces më i sigurt dhe afatgjatë”, deklaroi Jashari.

Ai shtoi se elektorati i Limajt në të kaluarën është përcaktuar edhe për koalicione me aleanca të tjera politike dhe se partitë që kanë dalë nga i njëjti rrugëtim politik vazhdojnë të lidhen nga e kaluara dhe bashkëpunimi ndër vite.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.