Gazeta10

Pse Kushtetuesja mund ta rrezojë presidenten Osmani? Flasin ekspertët

Njohësit e çështjeve kushtetuese kanë bërë me dije se lënda për kontestimin e mandateve të dy deputetëve të “Romani Iniciativa”, e cila është në Gjykatën Kushtetuese për trajtim, mund ta rrezikojë mandatin e presidentes Vjosa Osmani.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, dhe profesori i të drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu kanë bërë me dije se nëse Kushtetuesja anulon këto mandate, Presidentja Osmani duhet ta dorëzojë mandatin.

Në një situatë të tillë, ata kanë paralajmëruar se mund të ndodhin dy skenar.

Mbrëmë në emisionin “Rubikon”, Enver Hasani ka bërë me dije efekti juridik i një vendimi të tillë të Kushtetueses është largimi i presidentes nga posti.

“Efekti juridik është ky: në qoftë se vjen deri te anulimi, nëse në raundin e parë dhe të dytë ekziston… përveç Kushtetutës ekzistojnë edhe dy aktvendime të Gjykatës. Kushtetuese në rastin Pacolli dhe Thaçi, të cilat kërkojnë që në raundin e parë dhe të dytë të jenë në kuti 80 vota, vetëm në herën e tretë ka ndryshuar standardi që të jenë 60 vota. Kjo e ka ndërtuar një standard, nëse në rastin e parë nuk kanë qenë 80 deputetë në sallë, është kaluar në fazën e dytë, nëse nuk kanë qenë as në fazën e dytë, nuk ka mundur të shkojë në fazën e tretë”, ka thënë Hasani.

Ai është shprehur i bindur se nëse kontestohet mandati i këtyre dy deputetëve, procesi i zgjedhjes se presidentes duhet të kthehet në piken zero.

“Nëse konstatohet se u është cenuar e drejta kushtetuese, për pasojë dy mandate janë të pavlefshme ose jo kushtetuese, nuk diskutohet ajo punë, domethënë (presidentja) duhet ta dorëzojë mandatin dhe të kthehet në pikën zero, nuk mund të ketë interpretim tjetër”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, nuk ka ndonjë afat të caktuar për kontestimin e procesit të zgjedhjes së presidentes. “Pas dhjetë vjetësh mund ta sfidosh dhe të gjendet një dispozitë që është jo kushtetuese dhe e ka efektin e njëjtë sikur ditën kur është zgjedhur ligji edhe pas dhjetë vjetëve. Nuk ka lidhje koha, gjykata i përcakton pasojat juridike, mund ta përcaktojë a i afekton apo jo”, ka vlerësuar Hasani.

Edhe profesori i të drejtës kushtetuese, Mazllumi Baralu.

Në një situatë të tillë, Baraliu ka thënë se presidentja duhet të lëshojë rrugë.

“Nëse gjykata do të merr një vendim në dobi të atyre kandidatëve që kanë parashtruar ankesat e tyre në gjykatë, unë mendoj se pastaj është çështje ekskluzivisht morale e presidentes se tanishme të veprojë. Se si do të veproj ajo nuk e di. Por moralisht ajo do të duhej të veproj. ndërkohë që Kushtetuta e jonë nuk e njeh institutin e dorëheqjes, por njeh shkarkimin. Mirëpo duke trajtuar çështjen e dy presidentëve që dihet se si kanë përfunduar, mendoj se Gjykata Kushtetuese edhe çështjen e dorëheqjes e ka inkorporuar”, ka thënë Baraliu në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

Sipas tij, nëse kontestohet mandati i dy deputetëve procesi i zgjedhjes se presidentit do të kthehet në piken zero, ose vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

“Mbase varinian i tretë i veprimit mund të jetë edhe shkuarja në zgjedhje, sepse në një mënyrë apo në një tjetër cenohet kredibiliteti i këtij koalicioni qeverisës. Sepse bazën e paska pasur, sipas verdiktit eventual të kushtetueses, në një akt veprimi qoftë edhe procedural, i cili ka reperkusione faktike dhe reale në jetë që është dorëheqja ose shkarkim të presidentit”, ka thënë Baraliu, raporton Nacionale.

Ndër të tjera, Baraliu ka folur edhe mundësinë e kandidimit të serishëm të Vjosa Osmanit për postim e presidentes.

Ai ka bërë me dije se nuk do të ishte etike që një kandidat pasi të dorëhiqet të rikandidoj për të njëjtin post.

“Moralisht dhe proceduralisht do të ishte jashtë kontekstit kushtetues dhe juridik. Por, edhe logjik që të kthehet përseri të kandidojë pas një dorëheqje morale. Do të mund që të kandidonte një kandidat tjetër i koalicionit qeverisës nëse dëshirohet të ruhet ky koalicion qeverisës”, ka thënë Baraliu.

Vlen të theksohet që televizioni i gazetarëve javë më parë, ka raportuar se Gjykata Kushtetuese mund ta shpall jokushtetuese zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

Duke u thirrur në burimet të sigurta, televizioni ka bërë me dije se tashmë Kushtetuesja ka marrë një vendim të tillë. Sipas televizionit, në raundin e parë të votimit për presidenten kanë marrë pjesë në votim vetëm 81 deputetë. Në bazë të kësaj, nëse Kushtetuesja anulon mandatet e dy deputetëve të “Romani Iniciativa”, i bije se në këtë raund të votimit kanë marrë pjesë 79 deputetë dhe në këtë mënyrë nuk ka pasur kuorum për fillimin e zgjedhjes se presidentes.

Këto pretendime i ka mohuar Blerim Vela, shefi i kabinetit të Presidencës.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se ky është një tentim puç ndaj institucioneve.

“Pra, kjo është përpjekje për ndikim të vendimmarrjes gjyqësore dhe tentim puç ndaj institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës, dhe si e tillë do të dështojë”, ka shkruar Vela. /Gazeta10/

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur