Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

PSG fillon negociatat për rinovimin e kontratës së Achraf Hakimit

Gazeta10
24 September 2024 - 17:47

Drejtuesit e Paris Saint-Germainit po punojnë për arritjen e një marrëveshjeje të re me reprezentuesin maroken, Achraf Hakimi.

25-vjeçari është ndër ata që parisienët e shohin si kyç për zhvillimin afatgjatë të ekipit, raporton Fabrizio Romano.

Negociatat kanë nisur tashmë dhe Paris Saint-Germain dëshiron t’i finalizojë sa më shpejt.

Kontrata aktuale e Hakimit me klubin francez skadon në vitin 2026. Ai mbërriti te parisienët në verën e vitit 2021.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.