Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

PSG-ja e gatshme t’i shpenzojë 120 milionë euro për Leaon

Gazeta10
12 February 2024 - 17:08

Paris Saint-Germaini po përgatit një ofertë prej 120 milionë euro për sulmuesin e Milanit, Rafael Leao.

Mediumet italiane kanë bërë të ditur se Leao shihet si zëvendësues i Kylian Mbappes, i cili pritet t’i bashkohet gjatë verës Real Madridit.

Portugezi ka një klauzolë prej 175 milionë euro në kontratën e tij me ekipin kuqezi. 24-vjeçari me Milanin ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Ai në të gjitha garat e edicionit aktual ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar nëntë herë. Pjesë e Milanit është prej vitit 2019.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.