
Paris Saint-Germaini nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i sulmuesit Randal Kolo Muani.
“L’Equipe” ka shkruar të enjten se Parisi do të insistojë deri në ditën e fundit të afatit kalimtar të bindë Eintracht Frankfurtin në lirimin e tij.
Së fundmi ekipi gjerman ka refuzuar ofertën në vlerë prej 70 milionë eurosh të Parisit për sulmuesin 24-vjeçar.
Eintrachti po kërkon të paktën 90 milionë euro për francezin, i cili ka kontratë me skuadrën gjermane deri në vitin 2027.
Ai po pëlqehet shumë nga trajneri i Parisit, Luis Enrique, që po insiston në transferimin e tij për ta forcuar edhe më shumë repartin e sulmit.
Muani verën e shkuar iu bashkua Eintrachtit nga Nantesi, ndërsa këtë edicion ka dy gola të shënuar në po aq ndeshje të luajtura.