Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

PSG-ja interesohet për Bernardo Silvan

Gazeta10
10 March 2023 - 9:41

Sipas mediumeve franceze, Paris Saint-Germain është i interesuar për shërbimet e mesfushorit portugez, Bernardo Silva.

Silva është ndër lojtarët e preferuar në formacionin e Pep Guardiola te Manchester City, me portugezin 28-vjeçar që në 73% të kohës luan si startues.

Parisi synon që të përforcojë mesfushën pasi transferimet e sezonit të kaluar nuk është se po bindin drejtuesit e këtij klubi.

Bernardo Silva këtë sezon ka 37 paraqitje në të gjitha garat, në të cilat ka shënuar 4 gola e ka dhuruar 5 asistime.

Bernardo Silva iu bashkua skuadrës së Cityt në verën e vitit 2017, pas një sezoni të shkëlqyer të kaluar te Monaco. Me “Qytetarët”, Silva ka kontratë deri më 30 qershor 2025.

Për portugezin, interesim kishte shfaqur edhe klubi i Barcelonës gjatëë verës së kaluar, mirëpo Manchester City në fund vendosën që nuk do ta shesin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.