
Sot janë në orar për t’u zhvilluar dy përballje të forta në kuadër të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.
Dje u rikthye futbolli i Ligës së Kampionëve, me Manchester Cityn që fitoi 3-1 në udhëtim te Copenhagen dhe Real Madridi triumfoi 1-0 te RB Leipzig.
Edhe sot priten dy ndeshje tjera të forta të fazës së eliminimit direkt, me të dyja që fillojnë nga ora 21:00.
Në ndeshjen e parë, Paris Saint-Germain e pret Real Sociedadin në “Parc des Princes”.
Parisienët që ishin në vendin e dytë të grupit të vdekjes, pritet të kenë një përballje të vështirë sot kundër klubit bask që kishte zhvilluar ndeshje të mira në fazën e grupeve.
Klubi francez do të mundohet që ta shmangë eliminmin nga 1/8-ta e finales, që do të ishte hera e tretë radhazi.
Ndërohë, kjo është kampanja e parë e Sociedadit në Ligën e Kampionëve në dekadën e fundit dhe sonte udhëtojnë drejt Francës për të dalë triumfues.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet në Olimpico të Romës, ku Lazio është nikoqir i Bayern Munichut.
“Bavarezët” udhëtojnë drejt kryeqytetit italian si favorit, ndërsa lacialët sonte hynë në fushe më të vetmin qëllim, që të shkaktojnë befasinë.
Ndeshjet e kthimit të këtyre dy ndeshjeve do të luhen më 5 mars.