
Raportet mes Stresit dhe Melisës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova nuk kanë qenë më të mirat të mundshme këto ditë, raporton Gazeta10.
E një reagim nga jashtë ka ardhur mbi këtë situatë.
Në profilin zyrtar të Stresit në “Instagram”, janë publikuar biseda private mes të dyve në vitin 2020 dhe 2021.
“Atëherë, meqë disa persona nuk kanë arritur që të marrin famën nga shoë-et televizive dhe nga aty të vetëquhen këngëtare dhe nuk po arrijnë famën as në BBVK, dhe duke u mundu të bëjnë famë duke u kapë me Stresin dhe ta mohojnë atë që ai thotë aty, jemi të detyruar ti japim pak famë gratis vetëm mos vuaj për famë. Merre”, thuhet në shkrim.
Në bisedën e parë, Melisa shihet teksa e fton Stresin në një program, kurse në të dytën, kontakti lidhet me një projekt muzikor.
Pas debatit të Melisës dhe Stresit, ekipi i tij menaxhues i Instagramit të rep artistit ka bërë publike bisedat, ku vihet re se konkurrentja e tij i ka shkruar disa herë.
Në imazhet e publikuara nuk shihet asnjë përgjigje e Stresit ndaj saj, vetëm Melisa duke zhvilluar monolog me vetveten por, siç e dimë ky aplikacion ka mundësinë e fshirjes së mesazheve të dërguara./Gazeta10


