Alain Giresse ka ftuar disa futbollistë të rinj për këto miqësore, por nuk i ka lënë anash as futbollistët e Superligës, shkruan Gazeta Olle.
Madje, përzgjedhësi i Dardanëve ka vendosur që ndaj Armenisë të startojë me tre futbollistë nga elita e futbollit kosovar.
Treshja e Superligës së Kosovës, Ilir Krasniqi i Llapit, Lumbardh Dellova i Ballkanit dhe Muharrem Jashari i Dritës do të startojnë nga minuta e parë.
Kosova: Bekaj, Krasniqi, Dellova, Haliti, Sadriu, Jashari, Abedini, Bislimi, Kastrati, Sadiku, Veliu
Armenia: Buchnev, Hakobyan, Mkrtchyan, Hartoyan, Hovhannisyan, Harutyunyan, Grigoryan, Dashyan, Babayan, Shaghoyan, Bichakhchyan