Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pulmologu Besim Morina: Cigaret elektronike po kthehen në problem epidemik tek të rinjtë

Gazeta10
25 May 2026 - 19:23

Pulmologu Besim Morina, në një prononcim për emisionin “Gazeta” në Kanal10, ka folur për ndikimin që cigaret elektronike po kanë tek të rinjtë, duke paralajmëruar për pasojat serioze të përdorimit të tyre.

Morina tha se përdorimi i cigareve elektronike dhe produkteve me nikotinë po merr përmasa shqetësuese, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë dhe SHBA.

“Më vjen mirë që e keni marrë iniciativën ta shtjelloni këtë problematikë të re. Po flasim për një problem me përmasa epidemike, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë e Amerikë. Të dhënat e fundit po tregojnë se 30 deri në 40 për qind e fëmijëve po i përdorin herë pas here cigaret elektronike dhe produktet me nikotinë”, deklaroi Morina.

Ai shtoi se lufta shumëvjeçare kundër duhanit kishte sjellë rezultate pozitive, por përhapja e cigareve elektronike, sipas tij, ka zbehur progresin e arritur.

“Deri më tani ka qenë lufta me duhanin dhe kemi pasur rezultate të mira, por kjo që ka ndodhur tani e ka kthyer atë luftë pothuajse në zero”, u shpreh pulmonologu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.