
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, është raportuar se disa ish të punësuar të Korporatës Energjetike të Kosovës po ankohen se po iu mohohen pagat jubilare të cilat atyre iu takojnë, raporton gazeta10.
“Unë jam punësuar në vitin 72-të, jam shkuar ushtar dhe përsëri jam kthye në vitin 74. Ja kam filluar punës kurrë pa ndërpre derisa ka ndodh bombardimet e NATO-s, tani po thonë së nuk iu takojnë këto rroga jubilare shkaku se kush u hi në punë në vitet 70, 71, 72, 73, 74 , 81, 82, 83, 84, 91, 92, 93,94 nuk ka të drejtë për pagë jubilare. Unë nuk e di ku e kanë marrë këtë ligj, por ka shumë punëtor se kush u hi në këto vite të pune nuk kanë marrë rroga jubilare. Nuk e di se në çfarë ligji janë bazuar KEK-u.”, është ankuar ish-punëtori i KEK-ut Riza Shalaku.
Lidhur me këtë ish-punëtori i KEK-ut thotë se këtë rast e ka dërguar në gjykatën themelore e cila ka dalur në favor të tyre, mirëpo rasti është dërguar në apel sërish pas ankesës së juristit të KEK-ut dhe ende nuk ka një përgjigje.
Një tjetër punëtor aktual i KEK-ut, Shahin Kerolli po ashtu është ankuar se ende nuk ka marrë pagat jubilare edhe pse ai ka hyr në punë në vitet e 80-ta.
Sipas tij, KEK-u e ka premtuar se ai do ta marrë pagat jubilare në vitin 2024 pasi të pensionohet, por megjithatë Kerolli nuk e beson këtë sepse pas pensionimit “nuk ka gjasa për pagë jubilare”./Gazeta10