Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Punonjësi 55-vjeçar gjendet i vdekur në “Parkun Inovativ” në Prizren, hetimet nisin

Gazeta10
27 July 2025 - 17:25

Një burrë 55-vjeçar është gjetur sot i pajetë në hapësirat e “Parkut Inovativ”, që ndodhet në ish-kazermën ushtarake në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, njoftoi se viktima është me inicialet B.B., dhe se policia mori informatën për trupin e pa jetë rreth orës 13:35.

Sipas informacionit fillestar, i ndjeri ishte punonjës në atë park.

“Njësitë përkatëse policore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimin e vendit, kanë mbledhur prova materiale dhe kanë marrë deklarata nga dëshmitarët,” tha Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.