
Një pushues ka humbur jetën në plazhin e Sarandës pasditen e sotme. Dyshimet e para janë se 78 vjeçari banues në Memaliaj, ka pësuar arrest kardiak.
“Sot, në lagjen nr. 4, Sarandë, shtetasi J. Xh., 78 vjeç, banues në Memaliaj, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke pushuar në plazh dhe si pasojë ka humbur jetën në spitalin e Sarandës”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.