Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Putini do të vizitojë Turqinë për të takuar Erdoganin, s’ka rrezik të arrestohet

Gazeta10
31 January 2024 - 19:06

Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Turqinë për të takuar presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan, më 12 shkurt, tha një zyrtar turk.

Kjo do të jetë vizita e parë e Putinit në një shtet anëtar të NATO-së, që nga ndezja e luftës Rusi-Ukrianë, e cila nisi në shkurt të 2022-tës.

Mundësia e presidentit rus për të udhëtuar jashtë vendit ka qenë e kufizuar që nga marsi i vitit të kaluar kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi një urdhër arrest kundër tij, për depërtimin e supozuar të fëmijëve ukrainas në Rusi – një krim lufte.

Rusia e mohoi këtë akuzë dhe e quajti veprim të egër, por tha se ishte ligjërisht i pavlefshëm në çdo rast, sepse Rusia nuk është anëtare e ICC-së, raporton The Guardian.

Turqia gjithashtu nuk është palë e Statutit të Romës të ICC-së, kështu që Putini mund të udhëtojë në Turqi pa frikë se do të arrestohet sipas urdhër-arrestit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.