
Rashit Qalaj – ish drejtor i Policisë së Kosovës, ka thënë se dorëheqja e Samedin Mehmetit nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nuk ka të bëjë me rasti ne 11– vjeçares.
Qalaj thotë se sipas burimeve të tij, Mehmeti do të shkarkohej disa ditë më herët.
“Unë kam pasur informata nga burime të ndryshme që drejtori do të shkarkohet disa ditë më herët, mund të them edhe që një javë më herët, mirëpo është shfrytëzuar ky rast si pretekst në mënyrë që drejtori i policisë të ofrojë dorëheqjen, por në fakt atij i është kërkuar dorëheqja sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha ai në një lidhje të drejtpërdrejtë në Klan Kosova./Gazeta10