
Siç bëhet e ditur nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, mesfushori ekuadorian, Moises Caicedo nuk do të largohet nga Brightoni sot.
Arsenali është larguar nga bisedimet, pas dy ofertave të refuzuar nga krerët e skuadrës së Brightonit.
Fillimisht, Arsenali ofroi 68 milionë euro, dhe më pastaj 78 milionë euro me bonuse, por Brightoni ka qenë gjithmonë i qartë: Nuk do ta lejojë largimin e Caicedos në asnjë mënyrë.
Pritjet janë që Caicedo të largohet nga skuadra e Brightonit gjatë afatit kalimtar veror të transferimeve.