Përkrah Ilir Dajës në prononcimin për mediet përpara sfidës ndaj Sivassporit (E enjte, 21:00, SuperSport 2), u shfaq edhe Qëndrim Zyba. Mesfushori i Ballkanit, ekip që po dhuron emocione të forta me performancat në Conference League, u ndal te sfida e dytë ndaj turqve, tifozët dhe ndihma e madhe që ai dhe shokët e tij marrin nga trajneri Daja.
”Na pret një ndeshje mjaft e vështirë, kundërshtari ka kualitet. Do të jemi maksimalisht të përqendruar që të gëzojmë të gjithë sportdashësit kosovarë dhe shqiptarë, por e dimë që na pret një ndeshje mjaft e vështirë”.
“Unë shpresoj që të na nënvlerësojnë edhe në vazhdim, një gjë e tillë është në të mirën tonë, por besoj se Sivasspori ka marrë masat e duhura për takimin e nesërm pas fitores tonë në Turqi”.
Sic njoftojë sot klubi i Ballkanit, gjitha biletat për ndeshjën Ballkani -Sivasspor tashme janë shitur.