Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria diskriminon komunat që nuk i qeverisë VV, nuk ka paga për to

Gazeta10
01 September 2022 - 9:59

Qeveria e Kosovës ia ka ndalur pagat të gjitha komunave që nuk i qeverisë Lëvizja Vetëvendosje, duke përfshirë këtu edhe kryetarët e komunave, raporton Gazeta10.

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, në disa thirrje me kryetarët e komunave e me udhëheqësit/et e drejtorive të arsimit, është konfirmuar se Ministria e Financave i ka ndalur pagat për grevistët.

Në greva janë punëtorët e arsimit si dhe të shërbimit civil, teksa kjo grevë ka qenë e paralajmëruar që prej kohësh me kërkesën e tyre për rritjen të pagës.

Në intervistim e sipër, drejtuesi i emisionit, Arben Ahmeti, me pak të qeshur, pyeste kryetarët e komunave se a i janë ndalur pagat edhe atyre, teksa të njejtit të intervistuar e konfirmonin po ashtu me pak të qeshur se pagat e tyre janë ndalur.

Pjesë e emisionit të sotëm që kanë folur për këtë temë kanë qenë, drejtoresha e arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, kryetari i Pejës, Gazmend Muaxheri, krytari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, si dhe drejtues të tjerë.

Kujtojmë së Ministria e Financave po ua ndalon pagat grevistëve të arsimit dhe shërbimit civil teksa ky veprim ka ngjallur reagime të mëdha kundërshtuese nga opozita dhe shoqëria civile.  / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.