Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria dorëlirë, i ndanë 296 mln euro për shëndetësi, 100 mln për bujqit e 60 mln për fëmijët e lehonat

Gazeta10
28 October 2022 - 18:51

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme, ka miratuar projekt-buxhetin për vitin 2023, në vlerë prej 3.21 miliardë euro.

Në këtë mbledhje, i pari i ekzekutiviti, Albin Kurti, tregoi se për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 296 milionë euro, ku 60 milionë janë për barna esenciale.

Tutje, ai ka folut edhe për buxhetin për infrastrukturën shëndetësore, ku tha se është rritur numri i stafit mjekësor me 400 pozita shtesë, të cilët 300 janë në nivel lokal e 100 në atë qendror.

“Për zhvillimin e hershëm të fëmijëve kemi vazhduar linjën buxhetore për ndërtimin e çerdheve për 11 çerdhe të reja. Po ashtu kemi rritur kapacitet njerëzore me 243 pozita të reja. Ndërsa, kemi përmbushur premtimin për 500 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuara”.

Qeveria për vitin 2023, ka mbështetur edhe bujqit me vlerë prej 100 milionë eurove. Teksa, në vitin 2023 do të përmbushet premtimi për përfshirjen në skemë për shtesat për fëmijë të gjithë fëmijët nën moshën 16-vjeçare.

“Për shtesat për lehona e fëmijë kemi ndarë buxhet në vlerë prej 60 milionë euro. Në vitin 2023 po e përmbushim premtim tonë duke i përfshirë në skemë të gjithë fëmijët nën moshën 16-vjeçare”, është shprehur Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.