Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Qeveria ia ndalon vizitën në Kosovë Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, ia vendos disa kushte

Gazeta10
26 December 2022 - 13:24

Qeveria e Kosovës e ka ndaluar vizitën e Patrairkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije në Kosovë. Atij i janë vënë disa kushte para se t’i aprovohet kërkesa, thuhet në një letër që përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi e ka nisur në adresë të këtij institucioni, raporton Gazeta 10.

Sipas letrës, , një nga kushtet është që Patriarku të dënoj publikisht aktin e vendosjes së barrikadave dhe strukturave kriminale në veri të Kosovës.

“Rreth kërkesës së vizitës së Partraikrut të Këshës Ortodokse Serbë në Republikën e Kosovës ndërmjet datave 26-28 Dhjetor, ne ju informojmë se Qeveria e RKS është e informuar që disa anëtarë të Kishës kanë qenë aktivisht të përfshirë në ofrimin e mbështetjes së grupeve kriminale që i mbajnë barrikadat në ditët e fundit në veri të Republikës së Kosovës. Më saktësisht, njëri nga prifërtinjtë me seli afër Beogradit, Predrag Popović publikisht pranoi para disa ditësh se i vizitoi barrikadat sapo u fut në Kosovë”, thuhet në letrën e qeverisë kosovare./Gazeta10

Letra e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.