Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria ia zvogëlon dukshëm RTK-së buxhetin

Gazeta10
18 November 2022 - 11:01

Qeveria Kurti ia ka zvogëluar për 2.2 milionë euro buxhetin më pak RTK-së. 8.96 milionë euro do të jetë buxheti për vitin e ardhshëm, që është shifra më e vogël në 10 vitet e fundit për televizionin publik.

Për këtë vendim, ka ardhur një reagim i fuqishëm i Bordit të RTK-së.

Në reagim bëhet e ditur se bordi ka ka adresuar një kërkesë për rishqyrtim të buxhetit të planifikuar për RTK-në tek organet kompetente shtetërore.

“Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës shpreh shqetësimin lidhur me buxhetin e ndarë prej 8.96 milionë euro, i cili u miratua dje në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës. Buxheti prej 8.96 milionë euro (aq sa ishte edhe për këtë vit) është buxheti më i vogël që i është ndarë RTK-së në 10 vitet e fundit. Ky buxhet është më i vogël për 2.2 milionë sesa buxheti i vitit 2021, kohë kur RTK-ja qartazi keqmenaxhohej. Këtë keqmenaxhim e ka vërtetuar edhe Zyra Kombëtare e Auditimit në Raportin e tyre të auditimit të performancës së RTK-së për vitin 2019-2021, si dhe raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së për vitin 2021. Si pasojë, ndër të tjera, janë trashëguar 1.6 milionë euro borxhe, të cilat përbëjnë kërcënim konstant me bllokimin e xhirollogarive të RTK-së nga përmbaruesit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.