
Qeveria e Albin Kurtit është treguar diskriminuese në ndarjen e buxhetit për Komunat e Kosovës në investimet kapitale.
Në buxhetin e për vitin 2024, Qeveria Kurit e ka ‘lëshuar dorën’ për komunat ku qeverisë Vetëvendosje, ndërsa ka pas tkurrje për komunat ku qeverisin partitë tjera opozitare.
Në tabelën e publikuar shihet qartë se Qeveria ia ka ‘trashë’ kuletën komunës së Gjilaniit, Kamenicës, Podujevës dhe Vitisë, raporton gazeta10.
Nga investimet kapitale ‘hajrin’ me së shumti do t’ia shoh komuna e Gjilanit e cila do të përfitojë mbi 6 milionë euro, e pasuar nga Shtimja me 2 milionë e 7 mijë euro, e ndjekur nga komuna e Kamenicës me 2 milionë e 100 mijë dhe Podujeva me rreth 2 milionë euro investime kapitale.
Qeveria ka qenë diskriminuese në ndarjen e buxhetit duke ndarë pak para nga investimet kapitale për komunat e mëdha.
Kësisoj, Prishtina si kryeqyteti i Kosovës do të përfitojë vetëm 2 milionë e 300 mijë euro e pasuar nga Mitrovica me 1 milion e 500 mijë euro, Peja me 1 milion dhe Prizreni me 900 mijë euro investime kapitale.
Qeveria Kurti është treguar ‘dorë hekur’ me komunën e Skenderajt, për të cilën nuk ka planifikuar asnjë cent investime kapitale për vitin e ardhshëm, raporton gazeta10.
Kjo ndarje e buxhetit është kritikuar shumë nga partitë opozitare, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po bën dallim të madh në popull, duke mbështetur vetëm komunat ku qeverisë partia e tij.
Çështja e shpërndarjes së pabarabartë të fondeve për investime kapitale nga ministritë në komuna gjithashtu është përmendur edhe në raporton e Komisionit Evropian për Kosovën.
Instituti GAP në analizën për Projektbuxhetin e vitit 2024 të titulluar “Investimet e reja kapitale të nivelit qendror nëpër komuna edhe këtë vit vazhdojnë të favorizojnë komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje (VV)”, ka vlerësuar se disa komunave të udhëhequra nga opozita nuk janë përkrahur fare në ndarjen e buxhetit për investime kapitale për vitin 2024.
Sipas GAP, mbi gjysma e vlerës 21.8 milionë euro e investimeve kapitale të reja të nivelit qendror të dedikuara për projekte specifike në komuna është orientuar në katër komunat e udhëhequra nga VV-ja. /Gazeta10/
