Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Qeveria Kurti në ‘gjumë’, numri i veteranëve vazhdon të rritet

Gazeta10
29 November 2023 - 16:47

Edhe pse kanë kaluar 24 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, numri i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdon të rritet nga viti në vit.

Nga 36 mijë e 766 që ishte në tetor të vitit 2022, në tetorin e këtij viti, shifra ka arritur fiks në 36 mijë e 800 veteranë.

Kësisoj për këtë periudhë kohore, numri i veteranëve është rritur për 34 persona, raporton Gazeta10.

Këto të dhëna janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Fryrja e listave të veteranëve është kritikuar vazhdimisht nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo parti ishte zotuar se me ardhjen e tyre në pushtet, do të bënte pastrimi i listave nga ‘veteranët e rrejshëm’.

Mirëpo, edhe pse po bëhen gati tri vjet që kur Vetëvendosje po qeveris me vendin, pastrimi i listave nuk ka qenë në agjendën e tyre, kurse numri i veteranëve po vazhdon të rritet edhe këtë kohë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.