Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria pa strategji afatgjate për krizën

Gazeta10
18 September 2022 - 23:14

Raporti: Bleona Dallaveraj/Kanal10

Mbështetja e qeverisë për qytetarët, në mënyrë që të kalohet më lehtë situata ekonomike, po shihen të pamjaftueshme nga njohësit e ekonomisë. Ata kanë thënë se institucionet duhet të kenë një strategji afatgjate për të përballuar krizën ekonomike, shkruan Kanal10.

Derisa inflacioni në vend po njeh vetëm ritme rritëse, qeveria ka zgjedhur shpërndarjen e mjeteve përmes pakove ekonomike.

Mirëpo, kjo formë po kritikohet nga njohësit e ekonomisë, sipas të cilëve, masat e deritashme të marra nga institucionet janë të pamjaftueshme.

Eksperti i ekonomisë, Safet Gerxhaliu thotë se Qeveria e Kosovës nuk po e pranon realitetin për krizën, derisa ka kërkuar që kjo e fundit të krijoj strategji afatgjate për përballimin e situatës.

Për t’i dalë ballë krizës aktuale të shkaktuar tanimë edhe nga inflacioni, analisti Bedri Elezi, vlerëson se vendi duhet të rrisë borxhin publik, duke kërkuar ndihmë nga bankat ndërkombëtare.

Derisa për përpjekjen e ekzekutivit për ta zbutur situatën, ka thënë se e njëjta është jo serioze.

Qeveria e Kosovës në fillim të këtij muaji ndau 150 milionë euro për përballje me inflacionin, nga të cilat do të përfitonin 300 mijë familje dhe 600 mijë qytetarë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.