
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se Qeveria pritet t’ua marrë buxhetin e pa shpenzuar komunave, raporton Gazeta10.
Kjo pasi në nenin 6 të projekt-buxhetit për vitin e ardhshëm thuhet se të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit 2022 do të bëhen pjesë e fondit të Kosovës.
Një gjë e tillë është kundështuar nga Komuna e Prishtinës të cilës planifikohen t’i meren 38.000.000 euro të mbledhura nga viti 1990.
Nga kabineti i kryetarit kanë thënë se ky nenë është kundërkushtetues andaj kanë paralajmëruar edhe ndjekjen e rrugëve ligjore.
“Është kundërkushtetuesë dhe nëse kalon, ne do të shkojmë në Kushtetuese. Iu kemi bërë thirrje të gjithë deputetëve të mos e kalojnë se është kundërligjore dhe është kundër kryeqytetit dhe qytetarëve të Prishtinës. Ato fonde duhet të mbesin në Prishtinë”.
Ndërkaq kundështime ka pasur edhe nga Asociacioni i Komuanve të Kosovës.
Drejtori i AKK-së ka thënë se kjo e cenon drejtpërdrejt autonomimnë lokale për menaxhim të financave.
Edhe Qendrim Arifin nga Iniciativa për Progres, thotë se kjo është vjedhje e buxhetit të komunës.
Më 17 nëntor deputetet e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në parim buxhetin për Kosovën për vitin 2023./Gazeta10