
Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi ka treguar temat e diskutimit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me të dërguarin special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta10.
Tema kryesore ka qenë dialogu, ndërsa disa nga temat të tjera ishin edhe energjia si dhe çështjet aktuale.
“Mbarëvajtja e procesit të dialogut, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zbatimi i plotë dhe i shpejtë i udhërrëfyesit për energji dhe çështjet aktuale, ishin temat kryesore të diskutimit”, thuhet në njoftim.
Në njoftim më tej thuhet se kryeministri Kurti e ka falënderuar emisarin e BE-së për angazhimin për një marrëveshje që ka njohjen në qendër. / Gazeta10