Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Qeveria u mundëson punësim grave të mbijetuara të dhunës, Kurti jep detaje

Gazeta10
07 December 2023 - 9:42

Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, u lansua Masa e Punësimit për Gratë e Mbijetuara të Dhunës.

 Me këtë rast kryeministri Albin Kurti, tha se pavarësia ekonomike e grave është një shkallë e rëndësishme drejt zhvillimit dhe lirisë individuale.

Kurti tregoi edhe procedurat e punësimit përmes kësaj skeme, të grave të cilat janë viktima të dhunës në familje Ai me tej ka sqaruar se Ministria e Financave do ta subvencionojnë pagën prej 70 për qind për gjashtë muaj.

“Pavarësia ekonomike e grave është shkallë e rëndësishme e sigurisë dhe mirëqenies. Për këtë kemi zbatuar një sër masash. Në kohën e pandemisë kur grave sipërmarrëse u ofruam kredi investime që ta kenë të lehtë operimin në treg. Vitin e kaluar siguruam që secila familje të ketë të ardhme më të mirë dhe përfituan mbi 2 mijë familje që nuk e kishin asnjë të punësuar”.

“Të gjitha gratë që ishin të dhunuara, do të mund të jenë përfitues të kësaj mase. Pas regjistrimit, këshilltarët e punësimit do të angazhohen te bizneset që ofrojnë punë. MPFT do ta subvencionojnë pagën prej 70 për qind për gjashtë muaj. Kur gratë janë në gjendje ta sigurojnë mbijetesën e kanë më të lehtë të kalojnë sfidën që e kishin pasur”, tha Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.