
Qeveria e Kosovës po vazhdon me takimet për buxhetin, ku nesër do të jetë në Gjakovë, raporton Gazeta10.
Kështu, takimi do të mbahet në orën 15:00 në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”.
Në njoftim, bëhet ftesë për pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve.
Në këtë takim do të marrin pjesë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“TAKIM ME QYTETARË – GJAKOVË
Nesër, në Gjakovë, do të prezantohet buxheti për vitin 2023, në orën 15:00, në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”.
Ftojmë të gjithë qytetarët e Gjakovës të marrin pjesë.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. / Gazeta10