
Komentatorja politike, Shqipe Pantina ka thënë se Kosova nuk e ka pasur vëmendjen e shtuar në administratën Biden, përkundër që ai ka pasur raporte të veçanta me Kosovën.
Për Richard Grenell, Pantina ka thënë se ka dështuar, pasi nuk ka arritur të zgjidhë çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nëse e analizojmë punën e tij, ai ka pasur një detyrë për të zgjidhur një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë, gjë që nuk ka arritur ta bëjë. Pra për synimin tim, ai ka dështuar”, ka thënë Pantina.
“Marrëveshja është arritur”, ka thënë Matoshi.
“Nuk është zbatuar”, është kundëpërgjigjur Pantina.
“Qysh bre thoni nuk është arritur kur kryeministri i republikës del thotë ‘po’ ne kemi marrëveshje”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/