Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Qytetarët nuk ua falin këtë” – Hasanpapaj reagon ashpër ndaj deklaratës së Konjufcës për Vjosa Osmanin

Gazeta10
20 May 2026 - 9:46

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bardhyl Hasanpapaj, ka reaguar ashpër pas publikimit të një videoje ku sipas tij, Glauk Konjufca tenton ta përqeshë Presidenten Vjosa Osmani duke e quajtur “frizerkë”.

Hasanpapaj e ka cilësuar këtë gjuhë si skandaloze, të papranueshme dhe të turpshme.

“Skandaloze, e papranueshme dhe e turpshme! Unë e di që i ka kap panika, por s’e kam pritë që e humbasin çdo vlerë njerëzore! Qytetarët e Republikës së Kosovës nuk ua falin dot këtë!”, ka deklaruar Hasanpapaj.

Videoja ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe në skenën politike, ndërsa debati për gjuhën dhe etikën në politikë po vazhdon./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.