Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Ra nga kati i dytë i një hoteli”, çfarë thuhet në raportin e Policisë për rastin e 34-vjeçares që vdiq dje

Gazeta10
29 December 2023 - 9:38

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24-orësh, lidhur me vdekjen e 34-vjeçares, e cila dyshohet se ra nga një hotel në Graçanicë.

Sipas Policisë, dyshohet se e njëjta ka rënë nga kati i dytë i hotelit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, raporton gazeta10.

“Graqanicë / 28.12.2023 – 03:23. Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën se një person dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një hoteli, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër e cila dyshohej pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.