
Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës, Belgzim Kamberi, në emisionin “Politiko” ka komentuar arrestimin e kriminelit serb, Milan Radojçiq.
Sipas tij, Radojçiqi ka të njëjtin botëkuptim sikurse Arkani, raporton Gazeta10.
“Kjo farë llojë simbioze në Serbi midis çarqeve kriminale dhe strukturave shtetërore, një llojë mishërimi të asaj që është quajtur kështu patriotizimi kriminel e ka egzistu që nga vitet e 90-ta, a është Radojçiq një krahasim me Arkanin besoj që jo mirëpo si model është i njëjtë, nëse e shohim kur Vuçiqi ka ardh në pushtet ai nuk i ka përfshi në partinë e vet vetëm çarqet nacionaliste radikale por i ka përfshi edhe strukturat kriminale, dhe partia e Vuçiqit është ndërtuar në këtë mënyrë dhe këtë gjë e kanë ditë edhe ndërkombëtarët dhe ata kanë bashkëpunu më Vuçiqin përshkak të stabilitetit”, tha ai në Kanal10./Gazeta10