Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rafet Prekazi: Stadiumi “Adem Jashari” ka qenë evropian e kualitativ që nga hapja e tij

Gazeta10
12 March 2023 - 23:17

Emisioni sportiv “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel në Kanal10. Të ftuar janë: Bekim Isufi e Faruk Statovci, analist të përhershëm, së bashku me Valdete Idrizin, Avni Haxhiun dhe Rafet Prekazin.

Gjatë diskutimit për stadiumin “Adem Jashari” dhe gjendjen e tij të mjerueshme, Rafet Prekazi ka thënë se kjo qasje ndaj këtij stadiumi është e papranueshme.

“Ky stadium është pasuri shtetërore, andaj një pasuri si kjo nuk duhet të ketë këso qasje që po i bëhet.”, tha Prekazi.

Tutje, ai shtoi duke thënë se pas mosfunksionalizimit të këtij stadiumi, Kosova tani ka mbetur vetëm me “Fadil Vokrrin”.

“Që nga hapja e tij, ky stadium ka qenë evropian e kualitet. Stadiumi ka poseduar nxehje qendrore, dhoma të fjetjes e gjithashtu edhe restaurant ku janë ushqyer lojtarët e stafi.”, përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.