
Raporti: Egzona Shala
Shoqëria civile në Komunën e Rahovecit ka ngritur kritika për mënyrën se si po shpenzohet buxheti komunal.
80% e buxhetit të kësaj komune është shpenzuar deri më tani.
Ndërsa, sipas planifikimeve të bëra, deri në fund të vitit, 98% e tij parashihet të shpenzohet.
Vjollca Gurgula, nga organizata rinore “SHL Kosova” ka ngritur kritika për mënyrën se si janë bërë ndarjet buxhetore.
Ajo është shprehur se një pjesë e madhe e buxhetit ka shkuar për sport, derisa për aktivitete tjera kulturore buxheti i ndarë ka qenë i pamjaftueshëm.
Por, drejtori Financave në këtë komunë, Afrimi Limani ka thënë se ndarjet buxhetore kanë qenë të drejta.
Ndërsa, ai është shprehur se për vitin 2023 më shumë fokus i kanë dhënë investimeve në sektorin e shërbimeve publike dhe atë të bujqësisë, por që nuk kanë lënë anash as sektorë tjerë.
Gjatë këtij viti, shumë investime kapitale në komunën e Rahovecit janë ndërprerë për shkak të ngritjes së çmimeve.