
Asociacioni i komunave me shumicë serbe s’do të jetë zgjidhja finale për Kosovën e Serbinë, në kuadër të procesit të dialogut, ka vlerësuar komentatori politik Fidan Rama.
Qasja e tanishme e qeverisë karshi trazirave në veri dhe mospërmbushja e kërkesave ndaj aleatëve ndërkombëtarë, sipas Ramës do të sjell ngjarje jo të mira për Kosovën për shkak të rrethanave gjeopolitike, transmeton Gazeta10.
“Kam filluar të frikësohem se as Asociacioni s’ka me qenë zgjidhja finale për Kosovën. Do të shkojë përtej. Asociacioni ndodshta s’do të jetë finale, ndoshta kjo qasje ka me detyru me ndodhë diçka tjetër për Kosovën, diçka tjetër më të keqe sepse po ndryshon gjeopolitika. S’mund të jetë zgjidhje më e mirë.”, shtoi Rama në Politiko.