Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Rama: Hykmete Bajrami një nga deputetet më të zëshme të kësaj legjislature

Gazeta10
12 November 2024 - 21:10

Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Fidan Rama ka komentuar listat e publikuara të kandidatëve të partive politike për deputetë, të cilët do të garojnë më 9 shkurt të vitit 2025.

Në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun, Rama ka veçuar disa nga kandidatët më të zëshëm të partive opozitare.

“Në AAK e ke Bali Muharremaj dhe Ardian Gjinin. Një vlerë e shtuar do të ishte që këta kandidatë të vazhdojnë karrierën e tyre politike në kuvend dhe jo në komunë”, ka thënë Rama.

Tutje, Rama derisa ka folur për kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka veçuar deputeten Hykmete Bajramin, e cila sipas tij, është një nga deputetet më të zëshme nga kjo legjislaturë.

“Hykmete Bajrami është një nga deputetet më të vyeshme dhe më të zëshme që ka pasur kjo legjislaturë. Nëse dikush ka bërë debate të mirëfillta e veçoj Hykmete Bajramin”, ka thënë Rama. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.